Vijon monitorimi i situatës në Qarkun Shkodër dhe shkembimi i informacionit me strukturat vendore MC. Po ju dërgojmë informacionin e perditesuar te orës 18:30.
1. Bashkia Shkodër:
- Aksi rrugor Bogë-Theth është i kalueshem, mjetet vijojne punën ne ketë aks rrugor.
- Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh për momentin nuk kanë energji elektrike.
- Bashkia Malësi e Madhe:
- Në këtë bashki situata paraqitet e stabilizuar.
- Nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
3. Bashkia Vau Dejës:
- Ne kete bashki po fryen era me shpejtesi të lartë.
- Nuk ka energji elektrike në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë. 4. Bashkia Pukë:
- Situata për Bashkinë Pukë po shkon drejt normalizimit. Reshjet e dëborës kanë pushuar. Vazhdon puna për pastrimin e rrugëve urbane dhe rurale.
5. Bashkia Fushë Arrëz:
- Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, situata vijon vështirë per shkak te reshjeve te deborës.
- Ne aksin rrugor të Iballes janë bllokuar edhe 5 automjete të tjera. Një fadromë dhe foristradë janë nisur për ndihmë.
- Rruget që lidhin fshatrat me qendrat administrative janë të bllokuara.
- Vazhdon mungesa me furnizim të energjisë elektrike në disa fshatra. – Momentalisht reshjet e dëbores kanë pushuar. 6. DRV Shkodër:
- Referuar informacioneve të marra nga kontraktorët nuk raportohen probleme në akset rrugore që mbulon Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit (DRV) në Shkodër.
- Të gjitha akset rrugore janë pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.
- Nga kjo drejtori apelohet që perdoruesit e automjeteve të përdorin goma dimrore dhe zinxhire në akset rrugore me prezencë te debores, të respektojnë sinjalistikën rrugore duke ulur shpejtësinë.
- Firmat mirembajtese janë në terren, të organizuar me mjete dhe personel për të perballuar ç’do situatë te mundshme.