Ballina Aktualitet Nis puna për rikonstruktimin e godinës së kinemasë në Shkodër

Nis puna për rikonstruktimin e godinës së kinemasë në Shkodër

Në Shkodër ka nisur puna për transformimin e godinës së kinemasë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje teksa ka nisur rikonstruktimi i godinës. “Mirëmëngjesi dhe me punën që ka nisur për transformimin e godinës së kinemasë në Shkodër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Transformimi nisi pasi Bashkia e Shkodrës rimori pas 23 vitesh godinën e kinemasë që ndodhet në qendër të qytetit. Kontrata e qirasë ndërmjet kësaj shoqërie dhe ministrisë së Kulturës lidhur në vitin 2000, kishte përfunduar në 2020. Në 3 vitet e fundit, shoqërisë private nuk iu rinovua kontrata nga Bashkinë e Shkodrës, që është enti pronar i objektit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks