Ballina Aktualitet “Homeland Justice” sulmojnë faqen e Kuvendit: Uzurpuesit e karrigeve të Parlamentit do...

“Homeland Justice” sulmojnë faqen e Kuvendit: Uzurpuesit e karrigeve të Parlamentit do të paguajnë

Grupi i hakerave “Homeland Justice” ka hakuar ditën e sotme faqen online të Kuvendit të Shqiëprisë. Kanë qenë vetë hakerat që e kanë marrë përsipër sulmin, teksa thotë se faqja e Kuvendit është në duart e tyre.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në postimin e bërë nga grupi i hakerave “Drejtësi për Atdheun”. Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë i sulmeve nga “Homeland Justice”.

Më parë ata kanë sulmuar edhe portalin e-albania, duke marrë në dorë të dhëna të rëndësishme të përdoruesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks