Ballina Kronike Arrestohet përgjegjësi i doganës dhe doganieri në Kakavijë! Dyshohet se morën ryshfet...

Arrestohet përgjegjësi i doganës dhe doganieri në Kakavijë! Dyshohet se morën ryshfet për të kaluar 4 kamionë dhe 1 trajler pa i kontrolluar, 1 në kërkim

Strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, mbi bazën e informacioneve të administruara në rrugë operative, përgjatë aksit rrugor Kakavijë – Fier kanë ndaluar 4 kamiona të tonazhit të rëndë, një trajler me rimorkio dhe një furgon të ngarkuar me mallra të ndryshëm, të papajisur me dokumentacionin përkatës për mallrat e importuara, me qëllim verifikimin e dokumenteve, me të cilin ishin pajisur nga punonjësit e Degës Doganore Kakavijë.

Pas verifikimit të kryer, Policia Gjyqësore e AMP, në bashkëpunim me Sektorin kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, në zbatim të urdhërit të Prokurorisë, kanë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;

  1. Ardit Abria doganier, me detyrë përgjegjës turni në Degën Doganore Kakavijë;
  2.  Eliod Shurdhaj doganier fizik, në Degën Doganore Kakavijë.

 ⁠U bë shpallja në kërkim e shtetasit Arben Marvataj, me detyrë Doganier i parkimit, si dhe e 3 punonjësve të Antikontrabandës, me shërbim në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasit Fjodor Rucaj,  ⁠Norion Spaho dhe ⁠Gramoz Shehu

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, i shtetasve (drejtues të automjeteve dhe posedues të mallrave të importuara);

1-Valter Dosti

2- Thanas Malaj

3-Rigent Ismaili

4- Astrit Xhaxha

5- Arjan Mustafaj

6- Fatjon Osmani

 U procedua në gjendje të lirë shtetasi P.Q.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj. Vijon kryerja e veprimeve hetimore procedurale, për inventarizimin e mallrave të sekuestruar, këqyrjen e aparateve telefonikë celular, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e instaluara në këtë pikë doganore, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, duke u fokusuar tek punonjësit e Policisë Kufitare dhe përcaktimin e rolit të secilit prej tyre.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Të kontrabandës me mallra të tjera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks