Me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit një shqiptari të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në Bunë disa ditë më parë.
Ai u mbyt ne 17 dhjetor rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna.
Dyshohet se viktima Hashim Syla ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në ujërat e lumit. 65-vjeçari jetonte në Mitrovicë dhe kishte shkuar në Shkodër për të peshkuar.






