Ballina Kronike Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Shkodra për në Greqi, arrestohet 22-vjeçari!...

Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Shkodra për në Greqi, arrestohet 22-vjeçari! Iu kishte marrë 500 euro për person

Një 22 vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Gjirokastrës, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se ka arrestuar A.D, banues në Dukagjin. I riu u lokalizua teksa po udhëtonte në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”.

Policia i kërkoi që të ndalojë dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës. Pas kontrolleve në makinën e tij, rezultoi se A. D. po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës 500 Euro për person, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks