Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re.
Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese.
Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.
Për më shumë detaje ndiqni faqen zyrtare të Agjencisë: www.amp.gov.al
Njoftim për seancë dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar Z. EDMOND SULAJ.
Subjekti: Z.Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit.
Vendi: Salla e Mbledhjeve, kati 1, Ministria e Brendshme.
Data 18.12.2023, Ora: 09.00
Trupa e Vlerësimit:
Arben Sefaj Kryesues
Denisa Sina Relatore
Suela Bulku Anëtare
Shënim: Të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në seancat dëgjimore duhet të dërgojnë një kërkesë me shkrim në adresën zyrtare të AMP-së [email protected], duke specifikuar gjeneralitetet dhe numrin personal në Kartën e Identitetit, ndërsa gazetarët të specifikojnë edhe median që përfaqësojnë.






