Vendi ynë është përfshirë në 24 orët e fundit nga era të forta të cilat në qarkun Shkodër kanë krijuar probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike. Rrjeti i amortizuar ka dhënë efektet e veta, ku zona e Vau Dejesit, Komanit, Pukes, Velipojes dhe Malesise se Madhe, ndodhen pa energji elektrike. Strukturat e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve, por për shkak të kushteve të motit me erë dhe temperatura të larta, po vështirësojnë punën. Ndërkohë nuk raportohen probleme ne akset rrugore.






