Një efektiv ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Efektivi prej disa vitesh ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Babë Rexha në Tiranë. 50 vjeçari kishte probleme me borxhet dhe në kushte të depresionit ka tentuar të vrasë veten. Aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë në spital.






