Ballina Kronike SPAK ndalon gazetarin Elton Qyno, i kërkon të zbulojë burimet e informacionit

SPAK ndalon gazetarin Elton Qyno, i kërkon të zbulojë burimet e informacionit

Gazetari Elton Qyno që mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit në OraNews prej 10:00 të paradites së sotme është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai mbahet brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra thonë burimet, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.

“Atij i është thënë që nuk mund të lëmë të lirë pa iu treguar emrin, ndërsa i kanë kërkuar edhe aparatin celular”, thonë burime të rezervuara.

Ky presion mbi gazetarin vjen pas denoncimeve publikimit të materialeve për zyrtarët e arrestuar.

Në fakt e vërteta është se, vetë prokurorët i nxjerrin materialet nga dosjet hetimore dhe tani kërkojnë të bëjnë kurban gazetarët, duke ua hedhur atyre fajin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks