Data shenon 13 Dhjetor dhe arsimtaret e Shkodres ende nuk kane marre pagat. Shkak sipas burimeve te newspower.al eshte bere mungesa e fondeve ne degen e Thesarit, nderkohe qe zyra vendore e arsimit e ka kryer kalimin e tyre. Sipas te njejtave burime, Vau Dejesi dhe bashkite e tjera te qarkut i kane marre pagat, mesuesit e Shkodres jo. Nje sjellje absurde e thesarit dhe ministrise se linjes, duke patur parasysh faktin qe jane me dhjetra arsimtare qe nga keto paga mbajne familjet dhe shteti prej fillimit te muajit kerkon prej tyre pagesat e ujit, dritave etj. Vonesa eshte 10 dite, duke patur parasysh faktin qe pagat duhet te dalin mes datave 3-5 te cdo fillim muaji. Nuk eshte hera e pare qe ndodh nje skandal i tille me pagat e arsimtareve.






