Ballina Kronike Mashtruan qytetaren dhe i kërkuan para, AMP arreston dy policë në Rinas...

Mashtruan qytetaren dhe i kërkuan para, AMP arreston dy policë në Rinas (EMRAT)

Dy efektivë të tjerë të policisë janë arrestuar për korrupsion. Sipas burimeve në pranga kanë rënë efektivët Ardit Doçi dhe Endri Beramaj, të cilët janë arrestuar nga Agjencia E Mbikqyrjes Policore në Tiranë.

Doçi dhe Beramaj shërbenin në komisariatin e policisë në Rinas. Siç mëson gazetari Esido Barkaj, ata akuzohen për korrupson pasiv i kryer në bashkëpunim. Të njëjtat burime shtojnë se dy efektivët janë arrestuar nga AMP në kushtet e flagrancës.

AMP kishte informacione për aktivitetin korruptiv të dy efektivëve ku nisi menjëherë hetimet. Këta dy të fundit janë arrestuar pasi i kanë bërë presion një qytetareve e cila donte të dilte nga Shqipëria me pretendimin se i kanë kaluar afatet për të udhëtuar drejt BE. Doçi dhe Beramaj i kanë kërkuar shuma parash qytetares duke e mashtruar se nuk mund të udhëtonte dot.

Ndërkohë AMP vijon hetimet për të zbuluar nëse ka edhe efektivë të tjerë të këtij komisariati të përfshirë në këtë skemë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks