Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.






