Ballina Kronike Shkodër/ Vidhet reparti i zdrikthtarisë, policia nis hetimet. Në 24 orë edhe...

Shkodër/ Vidhet reparti i zdrikthtarisë, policia nis hetimet. Në 24 orë edhe dy të proceduar për kanosje dhe njoftim të rremë

Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje pune në repartin e zdrukthtarisë në në lagjen “Salo Halili”. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në fshatin Beltojë, pasi ka kanosur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë  Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. U., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë njoftim të rremë në Polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks