Këshilltarja e bashkisë Shkodër Glorja Shllaku ka prezantuar nismen e re të PD Shkodër.
statusi i plotë:
Kjo është lista e projekteve që “Grupimi i Këshilltarëve të PD Këshilli Bashkiak Shkodër” propozon për Buxhetin 2024 dhe PBA 2024-2026 si rrezultat i nje procesi te gjërë me profesionistë dhe grupet e interesit.
- Projekti i integruar i Rijetëzimit dhe rehabilitimit të akseve rrugore Et’hem Osmani-Osja e Falltores-Myzafer Pipa- Kongresi i Manastirit-Lek Dukagjini-Nazmi Kryeziu-Evlija Çelepiu-Isuf Sokoli dhe Vëllezërit Frashëri.
2.Rivitalizimi i Bregut Perendimor të Drinit pjesë e projektit të rehabilitimit të hyrjes së qytetit të Shkodrës me itinerar Shkodër-Bahçallek- Beltojë-Ashtë-Kosmaç-Stajkë-Shelqet-Ganjollë-Vukatane-Kuç-Tepe-Ajasem me devijim në Gur të Zi-Gajtan-Rragam - Rehabilitimi i itinerarit të bicikletave rruga e Katalinës dhe lidhja me rrugën e Fshatit Darragjat në breg të lumit Buna.
4.Plan veprimi dhe investimesh për përmiresimin e transportit publik duke përfshirë shtimin e linjave (linja e Unazës, linja Stacioni i Trenit- Kiras) shtimi i frekuencave me linjat rrethqytetse. - Levizja e qendrueshme në qytet zë i veçantë buxhetor për projekte në nxitjen e levizjes me bicikleta dhe ecjes (Rehabilitim dhe ndërtimi i korsive të biçikletave dhe i trotuareve)
- Plan investimesh zë i dedikuar në buxhet për përmiresimin e terreneve sportive në shkolla sipas standardeve të projektimit të institucioneve arsimore në Shqipëri VKM 319 datë 12/04/2017 Për Miratimin e Standarteve të Projektimit të Shkollave.
- Plan investimesh për zonat ndërmjet lagjeve- Pocket Parks (shtim i hapsirave të gjelbra dhe rekreative për të gjitha moshat si dhe i hapsirave tregtare tregjet e fruta-perimeve ndermjet lagjeve)
- Rehabilitimi i akseve rrugore sa i përket ndriçimit vendosjes së koshave të vegjel përgjatë tyre dhe aksesin për njerzit me aftësi ndryshe (ndërtimi i rampave në trotuare) shtim i elementeve të sigurisë në rrugë
- Monitorimi dhe mirëbajtja e hapsirave publike në zonat me potencial turistik (përkatësisht në tre zona. 1.Zona liqenore e Bashkise pastrim dhe mirebajtje e bregut te liqenit, 2. Zona e Velipojes pastrim mirebajtje e hapsirave publike,3. Zona e Thethit Pastrim mirëbatje e hapsirave publike monitorim i ndërtimeve në zonë).
- Ndërtimi i qendrës operacionale të fatkeqsive natyrore në bashkëpunim me institucionet koompetente. Bashkia Shkodër vlersohet si Bashki me risk dhe vulnerabilitet të larte
- Hartimi i planit të investimeve për monumentet kultuore të qytetit dhe zhvillimi i tyre si atraktor të turizmit kulturor në bashkëpunim me DRKK (Kafja e Madhe, Sahati i Inglizit, Kulla e Gjon Markagjonit, Shtëpia e Dan Hasanit Ndërtesa e Bashkisë Shkodër, Shtëpia e Oso Kukës, Shtëpia Muze e Pashko Vasës, Shtëpia e Hodo Beg Sokolit)
- Projekti për hapjen e oborreve të shkollave si hapësira sportive për moshat e reja dhe fëmijët.
- Hartimi i planit të veprimit dhe implementimin e tij, me objekt shfrytëzimin e hapësirave publike në brendësi të shkollave si hapësira sportive, rekreative dhe sociale për një komunitet me të fortë dhe të shëndetshëm.
- Projekti për rregullimin dhe rehabilitimin e varrezave si dhe zgjerimin e hapsirave në dispozicion për këtë shërbim në qytet dhe në NjA-të e bashkisë.






