Ballina Kronike Vrasja e 41 vjecarit në Fier/ Ky është autori i dyshuar, shpallet...

Vrasja e 41 vjecarit në Fier/ Ky është autori i dyshuar, shpallet në kërkim

Elton Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri në derë të shtëpisë paraditen e sotme. Ngjarja ndodhi në orën 11:00, në lagjen “16 prilli”, 100 metra larg banesës së Javorit. Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Janë ngritur pika kontrolli nga policia e Fierit dhe ajo e Vlorës përgjatë aksit Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar. Ende nuk dihet se cili është motivi që ka sjellë vrasjen e 41-vjeçarit, për të cilin nga banorët e lagjes thonë se ishte një djalë i qetë dhe jo problematik.

Menjëherë pas atentatit me armë zjarri në Fier, ku mbeti i vrarë shtetasi Elton Javori, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij. Burime policore bejne me dije se bëhet fjalë për shtetasin Agim Gashi, 35 vjeç.

“Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit“, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks