Ballina Kronike SPAK mbyll hetimet për Vangjush Dakon dhe ja kalon GJKKO. Akuzat mbi...

SPAK mbyll hetimet për Vangjush Dakon dhe ja kalon GJKKO. Akuzat mbi ish-kryebashkiakun

SPAK

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon dhe bashkë të pandehurit e tjerë. Dosja është përcjell pranë GJKKO-së me kërkesën e kalimit për gjykim, teksa Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. 11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për vetëm një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes dhe bëhet fjalë për Meri Semini.
Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Të hënën, GJKKO pasi shqyrtoi kërkesën e ndërtuesit të pallatit që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019, Fiqiri Farruku për zbutje të masës së sigurisë, vendosi ta çojë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks