Policia e Shkodrës ka reaguar 24 orë pas ngjarjes së ndodhur në Gruemirë, ku shkolla e mesme ra pre e një vjedhje. Shkolla është vjedhur mesnatën e së hënës ndërsa policia doli me njoftim të mërkurën në drekë, pas publikimit në media të rastit.
Malesi e Madhe/ Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje kompjuterike në shkollën e mesme të fshatit Gruemirë. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve.






