Ballina Aktualitet “Tentativë për rrëmbim”/ Policia e Shkodrës mohon ngjarjen: Automjeti transporton nxënës të...

“Tentativë për rrëmbim”/ Policia e Shkodrës mohon ngjarjen: Automjeti transporton nxënës të shkollës

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm që qarkullon në disa media lokale dhe rrjete komunikimi, në qytetin e Shkodrës, për një automjet furgon me të cilin pretendohet se do të rrëmbehej një fëmijë, ju sqarojmë se ky lajm është i pavërtetë.

Pasi kanë marrë dijeni për këtë lajm, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë kryer të gjitha veprimet hetimore nga të cilat ka rezultuar se automjeti në fjalë shërben për transportimin e nxënësve dhe se drejtuesi i automjetit është i punësuar nga institucioni përgjegjës.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për mediat dhe qytetarët që të mos shpërndajnë lajme të tilla që përhapin panik te prindërit dhe fëmijët, si dhe në çdo rast nevoje për informacion apo për denoncim, të telefonojnë në numrin 112 ose të paraqiten në ambientet e Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks