Ballina Kronike Detaje të reja nga atentati ndaj Entjan Nikulajt në Lezhë, 40-vjeçarit iu...

Detaje të reja nga atentati ndaj Entjan Nikulajt në Lezhë, 40-vjeçarit iu zu prit sapo…Të paktën tre persona morën pjesë në krim

25 gëzhoja janë gjetur në vendin ku mbeti i vrarë 40-vjeçari, Entjan Nikulaj, çka do të thotë se bëhet fjalë për një atentat të mirë organizuar. Të paktën tre persona dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat. 40-vjeçari ishte nisur nga Shëngjini në drejtim të Lezhës dhe në zonën e njohur si Ujësjellësi, atij i kanë zënë pritë dyshohet tre persona.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, të paktën 20 persona janë shoqëruar. Në zonë, hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë në përpjekje për të identifikuar autorët.

Ndërsa familja Nikulaj ka hapur dyert e mortit, ata nuk kanë pranuar të japin ndonjë deklaratë për mediat. Policia po heton në disa pista, ku ajo kryesorja është gjakmarrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks