Ballina Aktualitet Pas lajmit të NEWSPOWER.AL bashkia zbarkon në Gjuhadol dhe rrugën Kolë Idromeno,...

Pas lajmit të NEWSPOWER.AL bashkia zbarkon në Gjuhadol dhe rrugën Kolë Idromeno, nis zbukurimet e festave

Pas lajmit të newspower.al, bashkia Shkodër ka dalë me shpejtësi të zbukurojë zonen muzeale që përfshin rrugën Kolë Idromeno dhe Gjuhadol. Punonjësit janë zhvendosur me shpejtësi në këtë zonë që të kryhet zbukurimi i saj. 

Njoftimi i bashkisë Shkodër: 

Në prag të ndezjes së dritave të qytetit, Kryetari i Bashkisë Shkodër ka inspektuar punimet e fundit që bëhen në sheshin para bashkisë por edhe ne zona te tjera. 

Ka qënë përgjegjësi i ndriçmit rrugor Altin Salihi, i cili ka sqaruar të gjithë procesin e dekoreve që po bëhet në rrugët e Shkodrës, nga sheshi para bashkisë, në hyrje të Shkodrës dhe në zona të tjera.  Deri me datën 6 Dhjetor, në varësi edhe të kohës, të gjitha rrugët e planifikuara nga bashkia Shkodër do të jenë të dekoruara për festat e fundvitit për Krishtlindjet dhe Vitin e ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks