Shkodra ka festuar sot për herë të parë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit. Në nder të kësaj ditë, janë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.
Të pranishëm kanë qenë personazhe të politikës, si dhe kryetari i bashkisë Benet Beci. Ajo që vihet re është se në varreza është vendosur ylli komunist. Ndërkohë komunistët bënë thirrje; “Enver Hoxha, Enver Hoxha”.
Sakaq, sekretari i Partisë Komuniste Gjon Bruçi gjate ceremonisë në varrezat e dëshmorëve në Shkodër në përkujtim të Çlirimit te Shqipërisë, nderoi me grushtin komunist pranë ushtarit te panjohur. Bruçi thotë se komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhës nuk kreu asnjë krim ndaj popullit shqiptar.










