Ballina Kronike 1 i arrestuar dhe dy të proceduar nga policia e Shkodrës

1 i arrestuar dhe dy të proceduar nga policia e Shkodrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. D., 47 vjeç, banues në fshatin Borç i Madh, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. D., 38 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi P. L., 23 vjeç. Nga përplasja, është dëmtuar lehtë shtetasja A. D;

-E. U., 18 vjeç, banues në fshatin Perash, pasi mesditën e djeshme, në sheshin “Balshaj”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një bordurë të trotuarit, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët në të, shtetasit B. K., 18 vjeç dhe A. D., 18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks