Në Shqipërinë e fund shekullit XVIII dhe në fillim të shek. XIX, zejtaria njohu një zhvillim të gjithanshëm, e ku përfshihej edhe ajo e prodhimit të armëve. Një prej qëndrave të rëndësishme ku ato prodhoheshin, ishte edhe Shkodra, kryeqendra e veriut shqiptar. Mjeshtëria e prodhimit të armëve dhe objekteve të tjera prej metali jehoi edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa sot si dëshmi kemi ato relike të trashëguara ndër breza. Bazuar mbi këtë histori në muzeun e Shkodrës në prag të 28 dhe 29 nëntorit, u çel ekspozita e fondit të armëve. Në ballë të tyre qëndron pushka tip Hutë e Ali Pashë Gucisë, e markës Henri Martin prodhuar në SHBA në 1864 dhe e zbukuar me fildish e argjend në Shkodër raporton newspower.al.
Bukuria dhe teknika e punimit të armëve të shqiptarëve janë dy elementë që kanë tërhequr vemendjen edhe të studiuesve të huaj. Restauratori Petrit Bilali i cili u mor për disa javë me restaurimin dhe konservimin e këtyre armëve, tregon per newspower.al të veçantat që ato kanë.
Ndryshe nga armët dekorative, ato të luftës nuk kishin zbukurime, por ishin të forta për të përballuar kushtet e rënda të luftës. Ekspozita në fjalë do të qëndrojë e hapur deri me datë 29 nëntor në muzeun historik të Shkodrës meson newspower.al.