Ballina Kronike Vjedhja e energjisë elektrike, policia e Shkodrës procedon 6 shtetas dhe 2...

Vjedhja e energjisë elektrike, policia e Shkodrës procedon 6 shtetas dhe 2 punonjës të OSHEE

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, kontrolle në terren, për evidentimin e rasteve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike dhe për vënien e autorëve të këtyre rasteve, përpara përgjegjësisë penale.

Evidentohen në një pallat në Dobraç, 6 raste të lidhjes së paligjshme të enegjisë elektrike.

Procedohen penalisht për vjedhje të energjisë elektrike, 6 shtetas, banorë të pallatit që ndodhej në afërsi të kabinës së energjisë elektrike.

Procedohen penalisht edhe 2 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e rasteve të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjena informative, kanë ushtruar kontrolle në terren, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së.

Si rezultat i kontrolleve, në një pallat në Dobraç, janë evidentuar 6 raste të lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.

Për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, për shtetasit:

R. R., 54 vjeçe, F. A.(T.), 41 vjeçe, H. T., 65 vjeç, F. L., 38 vjeç, A. N., 64 vjeç dhe B. H., 36 vjeç, të gjithë banues në Dobraç, Shkodër.

Nga verifikimet ka rezultuar se banesat e këtyre shtetasve furnizoheshin me energjie elektrike, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 2 punonjës të OSHEE-së, shtetasit A. G., 41 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë shef ekipi dhe E. S., 34 vjeç, banues në Shkodër, lexues i aparateve, pasi dyshohet se kanë patur dijeni për furnizimin me energji elektrike të këtyre banesave, pa kontratë me OSHEE-në.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks