Kisha Katolike në Shqipëri i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit dhe Këshillit të Ministrave ku i kërkon të zbatohen rezolutat që dënojnë krimet e komunizmit dhe miratimin e një ligj i cili të parashikojë krimin e apologjisë së komunizmit njësoj si vendet europiane. Kreu i konferencës ipeshkvnore Angelo Massafra thotë se rikthimi i neokomunizmit dhe lartësimi i figurës së diktatorit janë fyerje e rëndë për ata që kaluan masakra në burgjet komuniste.

6 kërkesat e kishës katolike vijnë pas mungesës së reagimit në këto 3 dekada të institucioneve shtetërore dhe imzot Massafra e pranon që situata mbetet e rëndë, pasi sot rinia nuk i njeh si dhe sa duhet krimet e diktatorit Hoxha. 

Sipas statistikave të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Shumë prej tyre u vranë nga regjimi dhe një pjesë ende nuk i dihen eshtrat. Kisha Katolike ka 38 martirë që dhanë jetën në binomin për fe e atdhe gjate 45 viteve të regjimit komunist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu