Gjykata e Posaçme refuzon të lirojë Safet Gjicin. Ish-kryebashkiaku kërkoi ndryshim mase me argumentin se hetimet mbaruan dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave. SPAK kërkoi të mbahet në qeli dhe GJKKO pranoi kërkesën e SPAK.
Vendimi pak ditë pasi SPAK mbylli hetimet duke dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut dhe Alma Kaçit, përkatësisht për veprat penale korrupsion pasiv dhe korrupsion aktiv.