Ballina Sociale Ministrja e shëndetësisë me mjekët e Shkodrës: Më shumë investime në spitalin...

Ministrja e shëndetësisë me mjekët e Shkodrës: Më shumë investime në spitalin rajonal

Ministrja e shendetesise Albana Koçiu takim me mjeket e spitalit rajonal Shkoder. Premton investime dhe me shume vemendje per kete qender te rendesishme shendetesore ne veriun shqiptar.

Statusi i plote:

📍Në takimin me stafin e Spitalit Rajonal të Shkodrës 🏥, dëgjova me kujdes sfidat dhe sugjerimet që kanë të bëjnë me prioritetet e punës së përditshme për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor 🚑për qytetarët.

Rreth 87 mijë urgjenca mjekësore 🚑, 78 mijë vizita ambulatore 🩺 dhe 4200 ndërhyrje kirurgjikale 👨‍⚕️, janë trajtuar në një vit nga ky staf mjekësor duke e shndërruar Spitalin e Shkodrës në një pikë referimi për të gjithë veriun e vendit.

Pas rigjenerimit të fasadës me sistem kapot për përdorimin eficent të energjisë, mbështetja jonë për Spitalin Rajonal të Shkodrës do të vijojë me sistemimin e mëtejshëm të mjediseve të jashtme si dhe pajisjen me aparaturat mjekësore të teknologjisë më të fundit.

MSHMS

bashkëpërshëndetin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks