Ballina Kronike Këputet ashensori i pallatit në ndërtim, ndërron jetë 58-vjeçari në Tiranë

Këputet ashensori i pallatit në ndërtim, ndërron jetë 58-vjeçari në Tiranë

Një 58-vjeçar ka mbetur viktimë e një incidenti me ashensor në kryeqytet. Policia njofton se ashensori i një pallati në ndërtim pranë ish-Fushës së Aviacionit ka pësuar defekt dhe për pasojë ka rënë nga kati i parë, në katin minus një. Shtetasi me iniciale T.M. ka humbur jetën në vendngjarje. Nuk dihen rrethanat e mëngjesit, por dihet se 58-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë që prej ditës së shtunë dhe familjarët kishin kallëzuar rastin në Komisariat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks