Deputeti Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK, pasi u mor ne pyetje per 6 ore, pasi po hetohet per "shperdorim te detyres", "fshehje te te ardhurave", "korrupsion" dhe "pastrim parash". Pas seances, Ahmetaj u shpreh se eshte gati te paraqitet sa here te jete e nevojshme. /r/n/r/nMP Arben Ahmetaj leaving the offices of SPAK, after being questioned for 6 hours, as he is being investigated for "abuse of power", "concealment of income", "corruption" and "money laundering". After the session, Ahmetaj said that he is ready to appear as often as necessary.

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj merr të pandehur ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj për shpërdorim detyre.

Një tjetër akuzë për ish-zv.kryeministrin dhe ish-ministrin e Financave, njëkohësisht deputet i PS, i cili ndodhet në arrati pasi kërkohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Sipas akuzës së ngritur nga prokurori i SPAK Elvin Gokaj, Ahmetaj ka shkelur ligjin duke firmosur privatizimin e ish-fabrikës së bukës te “5 maji”.

Ahmetaj akuzohet se ka shkaktuar dëm 7 miliardë lekë për familjen Myderizi, e cila ka fituar proceset gjyqësore. Por Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Financave ka vendosur privatizimin dhe në pronën e familjes Myderizi është ngritur një kompleks pallatesh. SPAK ka veçuar çështjen dhe është duke vijuar hetimin për zyrtarë të tjerë në lidhje me këtë çështje. Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale: “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”. Ish-ministri dyshohet se ka përfituar para dhe prona nga bosët e inceneratorëve Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu