I janë përgjigjur porosisë së Papa Françeskut për tu kujdesur ndaj mjedisit, në kuadër të “Kohës së krijimit”.
Të rinjtë e 4 famullive të Kishës Katolike të Shkodrës u bënë bashkë për të pastruar brigjet përreth liqenit, në Shirokë. Gjendja në të cilen është mjedisi, shqeteson edhe drejtuesit e Kishes prandaj i apelojne besimtareve që ta duan ndryshe kete pasuri të perbashket.
“Koha e Krijimit” ka nisur me 1 shtator, ditën botërore të Lutjes për Kujdesin ndaj Krijimit dhe përfundon me 4 Tetor. Ati i shenjtë zgjodhi këtë periudhë lutje dhe reflektimi, pas situatës së rëndë që po kalon bota me zjarret e shumta, ngrohjen globale dhe dëmin që po i shkaktohet mjedisit. Ky nuk është aksioni i parë që kisha katolike ndërmerr në Shkodër.