Vjeshta ka ardhur por tetori me temperatura të larta po i mban pushuesit vendas dhe të huaj afër bregdetit.

Në Velipojë ata shihen teksa shijojnë rrezet e diellit dhe ujërat e kristalta të Adriatikut.

Më të shumtë janë pushuesit nga Kosova. Ata thonë se e frekuentojnë Velipojën për pastërtinë dhe cmimet më të lira që ofron kjo periudhë e vitit.

PUSHUESIT

1-  “Më ka pëlqyer shumë ky plazh, më shumë prej të gjithëve. Çmimet janë shumë të mira, ne 15 euro kemi dhomën, pra nuk është shumë”.

2- -Na përshtatet me banesë, me ushqime, pije, plazh e çdo gjë. Është shumë e përballueshme për ne. 

Nëse moti me diell dhe temperaturat e larta, do të vazhdojnë, bregdeti i Adriatikut do të jetë njësoj i frekuentuar. Kjo pasi edhe vetë operatorët turistike, e pranojnë se kanë rezervime edhe për gjysmën e parë të këtij muaji. Por, ndërsa pushuesit vijojnë të popullojnë plazhet, institucionet e quajnë të mbyllur sezonin dhe prej 30 shtatorit cdo shërbim është mbyllur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu