Ministri i Brendshëm, Taulant Balla paralajmëron se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia e Shtetit.

“Ka pasur dhe ka punonjës që janë përfshirë në botën e krimit. I kam kërkuar Policisë dhe AMP, duke qenë se jemi edhe vetë në kontakt me Europol, që të kemi informacion sa më shpejt të jetë e mundur, për çdo punonjës që do rezultojë që të ketë pasur akses në këto rrjete komunikimi EcroChat apo Sky do përjashtohet nga policia edhe në rast se në ato komunikime nuk rezulton të ketë aktivitet kriminal. Fakti që ka akses në rrjet të tillë, kjo është pjesë e angazhimit tim që lidhet me kodin etik në policinë e shtetit, ndalohet që një punonjës të ulet në kafe apo restorant me persona me background kriminal, kjo vlen edhe për takimet virtuale me krimin. Ky rregull do të zbatohet për të gjithë. SPAK po heton mbi gazën e të dhënave të vënë në dispozivciin nga Europol dhe do kemi të dhëna konkrete”, tha Balla.

Numri nje i kesaj ministry njofton se do ngrihet Forcë Kombëtare e Sigurisë Publike. Në komisionin për çështjet Europaine, Balla tha se policia vendore është jo efikase, nisur nga afrimiteti që efektivët kanë me qytetarët, por jo vetëm, edhe me kriminalitetin. Balla tha se kjo forcë do ngrihet për të riparuar eficencën e policisë në nivel vendor.

“Do kemi forcë kombëtare të sigurisë publike, sipas modeleve të disa vendeve do kemi forcë kombëtare të sigurisë publike sipas modeleve të disa vendeve, që do riparojë eficencën e policisë në nivel vendor. Policia lokale për shkak të familjaritet që ka me banorët dhe kriminalitetin vendor është jo efikase për të goditur në kohë. Gjatë këtyre 80 ditëve pas shumë konsultimeve edhe me ekspertë vendas e të huaj, na duhet një forcë kombëtare që do fillojë të ngulitet në mendjen njerëzve që po erdhi kombëtarja, historitë e pandëshkueshmërisë do marrin fund njëherë e përgjithmonë”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu