Ballina Kronike Kanabizohet kufiri Shqipëri-Kosovë, zbulohen rreth 20 mijë bimë kanabis

Kanabizohet kufiri Shqipëri-Kosovë, zbulohen rreth 20 mijë bimë kanabis

Policia e Kosovës njofton se në brezin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Koshare, kanë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, që dyshohet të jenë kanabis.

Zyrtarë policorë, në orët para të mëngjesit kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik, ndërsa, në orën 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike kanabis.

“Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis”, njofton policia. Sipas policisë, për rastin janë njoftuar njësitet relevante të policisë dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

“Rasti do të vazhdojë të trajtohen në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks