Ballina Aktualitet Altin Prenga: Dështuam me kultivimin e orizit, nuk kemi ujë për shkak...

Altin Prenga: Dështuam me kultivimin e orizit, nuk kemi ujë për shkak të një koncesioni që qeveria i dha një kompanie austriake në vitin 2010

Altin Prenga prej disa vitesh kishte kthyer në Zadrimë të Lezhës traditën e kultivimit të orizit. Ishte ai bashkë më të vëllanë që rikthyen një traditë të para viteve ’90, por tashmë biznesmeni Altin Prenga thotë se ka dështuar kultivimi i orizit. Në një postim të ndarë në Facebook, Prenga shkruan se ky do jetë viti i fundit që do e mbjellin orizin pasi janë lodhur duke luftuar.

Por, përse dështoi kjo iniciativë e Altin Prengës, i cili ka krijuar një model në agroturizëm me Mrizin e Zanave? Prenga shkruan se shkak është bërë një koncesion i dhënë nga qeveria e vitit 2010, që asaj kohe drejtohej nga Sali Berisha.

Prenga shkruan se ky koncesion që i është dhënë një kompanie austriake, ku miliona metër kub ujë që derdhen në Zadrimë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, nuk do lejohen më që të përdoren nga fermerët për vaditje. Prenga e cilëson këtë koncesion një trup, ndërsa thotë se është krim që t’i hiqet uji bujqësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks