Ballina Kulture Nji trashigim i të parve t’onë” – Dasma Shkodrane” vjen tek PAZARI...

Nji trashigim i të parve t’onë” – Dasma Shkodrane” vjen tek PAZARI I RI në Tiranë me 24 Shtator, ora 20.00.

Në Shtatorin e 2021-it, ashtu si dikur, që dasma nuk i përkiste vetëm familjes së çiftit dhe miqve të tyre, por ishte festa e të gjithë lagjes, u rikthye pas shumë vitesh “Dasma shkodrane”. Një trashëgimi e të parëve tanë që synon t’u përcillet edhe brezave të rinj, ajo traditë e bukur e këngëve të kënduara live nga një orkestër, e ku programi i dasmës është i punuar në detaje. Me iniciativën e qendrës rinore “Arka” dhe të profesor Lorenc Radovanit, kjo natw magjike rivjen swrish kwtw shtator, por kwtw herw jo nw SHkodwr, por pwr publikun e kryeqytetit.

Nji trashigim i të parve t’onë” – Dasma Shkodrane” vjen tek PAZARI I RI në Tiranë me 24 Shtator, ora 20.00.

“…..Nji trashigim i të parve t’onë” – Dasma Shkodrane, eshte e konceptuar si nje shfaqje artistike dhe ka qellimin ti dhuroje Tiranes nje mbremje te ambël kulture e trashigimie të vyer shkodrane. Me performancen e formacionit orkestral ARKestra, formacion i Qendres Rinore ARKA me drejtues artistik Profesor LORENC RADOVANI.

Antonio Fjerca – piano / Duljem Puka – violin/ Danjel Rudaj – violin/ Marsel Papleka – violin/ Kristian Gajtani – kitarë/ Ermis Piranaj – fizarmonikë /Rrafael Gurra – fizarmonikë /Erion Lishi – klarinetë / Gezim Mesi – perkusion / Gazmir Bardhi – dajre / Jozefina Simoni – vocal / Martina Serreqi – vocal / Selma Bekteshi – vocal / Ademir Fresku – vocal /Glerdit Turmetaj – vocal /Mark Ujka – vocal /

Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks