Ballina Aktualitet Taksitë 4+1 në Shkodër sërish në protestë. “Po na falimenton informaliteti”

Taksitë 4+1 në Shkodër sërish në protestë. “Po na falimenton informaliteti”

Ditën e nisën me protestë! Drejtuesit e mjeteve taksi 4+1 në Shkodër po përballen prej vitesh me konkurencën e pandershme që po i çon drejt falimentit. Kërkojnë që policia bashkiake dhe ajo e shtetit të luftojnë informalitetin që po zhvillohet cdo ditë pak metra larg tyre, nga ato që i cilësojnë taksitë në të zezë raporton newspower.al.

Si taksapagues të rregullt të cdo detyrimi që përcakton ligji për shërbimin taksi, ata bëjnë thirrje që strukturat vendore dhe qëndrore të reagojnë. Në të kundërt do të jenë të detyruar të shpallin falimentin. 

Protesta të tilla sic raporton newspower.al drejtuesit e këtyre mjeteve kanë zhvilluar edhe herë të tjera, si dhe janë pritur në takime nga përfaqësues të pushtetit vendor dhe policisë, por zgjidhja ka munguar. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks