Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë bilancin e muajit gusht. 26 referime janë bërë në prokuroi për 27 punonjës të Policisë së Shtetit, 2 punonjës të Gardës së Republikës dhe 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Për muajin gusht në total janë arrestuar 4 shtetas nga të cilët 2 punonjës policie, 1 punonjës i Gardës së Republikës dhe 1 person i arrestuar në flagrancë.Janë trajtuar 139 ankesa dhe janë administruar 151 ankesa.







