Ballina Aktualitet Gërmimet arkeologjike në arealin e Shkodrës

Gërmimet arkeologjike në arealin e Shkodrës

Stina e nxehtë riktheu gërmimet arkeologjike në arealin e Shkodrës.👷⛏️⚱️

📍⛰️𝗕𝘂𝘀𝗵𝗮𝘁 – Projekti kërkimor nga Instituti i Arkeologjisë dhe Universitetit të Varshavës, Poloni🇵🇱, në qytetin antik në Bushat, të drejtuara nga z. Saimir Shpuza dhe z. Piotr Dyczek.
Pas fushatave të para, të cilat lejuan të zbulohen dy porta hyrëse të qytetit dhe të kuptohet dhe shtrirja e tij, gërmimet janë të përqendruara në qytetin e mesëm dhe të sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm të urbanistikës së qytetit për të nxjerrë në dritë strukturat e identifikuara. Kërkimet nga viti në vit po tregojnë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në shek- lll p.e.s.,sipas datimeve paraprake. Aktiviteti në terren, ka për qëllim zbulimin e plotë të planimetrisë së këtyre ndërtimeve dhe më pas të arrijë të identifikojë rolin që ato kanë patur.

📍⛰️𝗞𝗼𝗺𝗮𝗻 – Për të gjithë të apasionuarit pas arkeologjisë dhe natyrës, Venbanimi i Komanit, dhe Lugina e Drinit , është itinerari i duhur.
Projekti kërkimor arkeologjik që po zhvillohet që nga viti 2010 e në vazhdim nën drejtimin e zj. Etleva Nallbani dhe zj .Elvana Metalla DRTK Shkodër #HelidonSokoli po hedh dritë mbi këtë vendbanim të mesjetës së hershme me synim ta hapë atë për vizitorët, ndërkohë që vendbanimi i cili mirëmbahet prej vitesh, këtë vit është shënjuar dhe pajisur me sinjalistikën orientuese si bashkëpunim mes DRTK Shkodër dhe projektit kërkimor Shqiptaro-Francez,🇦🇱-🇫🇷 CRNS Paris.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks