Struktura e Posaçme Antikorrupsion në bashkëpunim më BKH-në ka futur në “sitë” 300 punonjës policie pas dyshimeve se kanë lidhje me eksponentë të botë së krimit.
Në këtë listë janë titullarë të policisë në të gjitha nivelet, emrat e të cilëve kanë dalë në përgjime të bëra kundrejt grupeve kriminale. Një pjesë e tyre pritet që në ditët të merren në pyetje nga agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK.
Kanë qënë qindra materiale nga partnerët ndërkombëtar, belgë dhe francezë, të cilët mundën që të dekodojnë bisedat nga aplikacionet “Sky” dhe “CriptoChat”, ajo nga çfarë kanë marrë indicie SPAK dhe BKH për të nismë.
Në këto materiale përmenden zyrtarë të tjerë, nga drejtues bankash e deri tek personazhe të botës së medias dhe televizionit, biseda mes të cilave janë sigurimi i dozave të drogës për përdorim, lojëra fati dhe aktivitete të tjera të paligjshme.






