Ballina Aktualitet U arrestua nga SPAK se “fshiu” dosjet e vrasjeve, pezullohet nga detyra...

U arrestua nga SPAK se “fshiu” dosjet e vrasjeve, pezullohet nga detyra prokurori Xhevahir Lita

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pezullon nga detyra kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, i arrestuar gjatë operacionit të SPAK “Metamorfoza”.

Sipas SPAK, prokurori Xhevahir Lita dyshohet se kishte komunikime me anëtarë të grupit kriminal me qëllim që ata të mbyllnin hesapet me drejtësinë.

Sot më datë 31.07.2023 Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u thirr në mbledhje urgjente nga Kryetari i Këshillit, zoti Balla. 

Dy vendimet që u morën sot janë:

1.   Pezullimin nga detyra e prokurorit Xhevahir Lita, drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

2.   Hapja e garës për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri,kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet ngaZv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks