Ballina Kronike “Punonjësi i Gardës qëlloi në ajër”, sherri në Hamallaj, reagon policia: Shoqëruam...

“Punonjësi i Gardës qëlloi në ajër”, sherri në Hamallaj, reagon policia: Shoqëruam anëtarët e dy familjeve

Policia e Durrësit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Hamallaj të Durrësit, ku u dhunuan me sende të forta anëtarët e familjes Kaçi.

Sipas policisë, rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit Pjetër Kaçi, K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe Martin Nikolla.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi Martin Nikolla, punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks