Ballina Aktualitet Shkarkohet Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj

Shkarkohet Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Asamblenë e Partisë Socialiste.

Burime për Ora News bëjnë me dije se është shkarkuar Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tashmë është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, por edhe dorëzimi i mandatit nga ana e Taulant Ballës si kryetar i grupit parlamentar të PS-së për shkak të  emërimit të tij në krye të Ministrisë së Brendshme, kreu i socialistëve ka thirrur sot Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të zhvillojë me 27 dhe 28 korrik mbledhjen e përvitshme me ministrat, të raportimit për punën që kanë kryer gjatë këtyre tetë muajve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks