Katër pushues nga Kosova janë marrë peng në Durrës në garazhin e banesës ku qëndronin me qira.

Pronari i shtëpisë, Dritan Kuçaj në bashkëpunim me një person tjetër Nexhmi Xhili, i kanë mbajtur ata në garazh përreth 45 minuta, me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin në banesë.

Banesa ndodhet në lagjen nr.13, ndërsa pushuesit ishtn të gjithë të rinj.

Menjëherë pas kallëzimit të rastit në polici, shërbimet e policisë së Durrësit kanë kapur dhe vënë në pranga dy autorët, 49-vjeçarin Xhili dhe pronari 48-vjeçar, të dy banues në Durrës.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu