Një resort në zonën e Saukut u procedua penalisht pas denoncimit nga OSHEE për ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Burimet zyrtare thanë se denoncimi u bë në vazhdim të kontrolleve për subjektet që abuzojnë me energjinë elektrike. Resorti Tarracat në zonën e Saukut, sipas OSHE u konstatua se kishte kryer “ndërhyrje në matës”. Menjëherë grupi i kontrollit kërkoi praninë e oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, ku është mbajtur edhe procesverbali përkatës. OSSH bëri të ditur se ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.
Njoftimi OSHEE
#Tiranë
Vidhte energji elektrike 👮♂️ Procedohet në polici subjekti me aktivitet “resort” 📍
📌Vijojnë aksionet kunder vjedhjes së energjisë elektrike, në rang vendi.
Kësaj radhe, strukturat e Verikim – Matje të OSSH Tiranë, në vazhdën e kontrolleve për subjekte që abuzojnë me energjinë elektrike, kanë proceduar në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut.
📌Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të #policisë gjyqsore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës.
OSSH ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.
OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e Cel:
👉069 414 1001 whatsapp/viber.