Ballina Aktualitet “Korrupsion me skemat e AZHBR”, BE: Kemi pezulluar fondet e IPARD II...

“Korrupsion me skemat e AZHBR”, BE: Kemi pezulluar fondet e IPARD II për bujqësinë në Shqipëri

Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet për fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri. Ky fakt është bërë i ditur në një reagim të delegacionit të BE-së në Shqipëri.

BE-ja sqaron se pezullimi është bërë pas një hetimi të bërë nga agjentët e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit, OLAF, pas akuzave për korrupsion për zbatimin e fondeve IPARD II.

Bëhet fjalë për fondet e programit IPARD II për periudhën 2014-2020.

Reagimi Delegacionit të BE-së:

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II.

Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon.

Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks