Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të ndjeshme këtë të mërkurë pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 117 lekë dhe shitet me 118.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane blihet sot me 120.5 lekë dhe shitet me 121.7 lekë këtë mëngjes pasi ka shënuar kështu një rritje të konsiderueshme të vlerës në raport me ditën e martë.
Paundi britanik është blerë sot me 132.5 lekë dhe është shitur me 133.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme pasi ka shënuar kështu një rikuperim të kuotës referuar tregut të brendshëm valutor.
Monedha europiane ndërkaq ka pasur një ngritje të lehtë të kuotës krahasuar me ditën e djeshme teksa blihet mëngjesin e sotëm me 116.5 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.