GJKKO ka firmosur disa urdhër-kontrolle në banesat e ish-ministrit Arben Ahmetaj, por jo vetëm, edhe në shtëpitë e familjarëve të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha.

Krahas 3 banesave të kontrolluara më herët, vila në Hamallaj, vila në Palasë dhe apartamentit që ndodhet tek zona e Shallvareve në Tiranë, sot oficerët e BKH-së po kryejnë kontrolle edhe në banesa të tjera të ish-ministrit, të cilat nuk janë kontrolluar gjatë vendimit të mëparshëm, pasi Arben Ahmetaj ishte me imunitet.

Lidhur me këto zhvillime ka ardhur dhe reagimi përmes rrjeteve sociale i vetë Arben Ahmetajt.

“Sot u bë raprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…

Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milionë euro imagjinarë.

Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….”, shprehet Arben Ahmetaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu