Mbyllja e kazinove dhe pikave te basteve duket se do te jete nje prej kushteve kryesore qe Forumi shqiptar ka vendosur te kete per formimin e qeverise se re te Malit te Zi. Lajmin e ka dhene vete Nike Gjeloshaj, drejtues i forumit.
Gjatë negociatave për formimin e Qeverisë së re, një temë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për bisedime për Forumin Shqiptar dhe për mua personalisht do të jetë mbyllja e plotë e bastoreve dhe kazinove.
Ashtu siç e kam premtua gjatë fushatës parazgjedhore, përveç çështjeve të decentralizimit dhe shpërblimit për të gjithë personat e moshuara, do të insistoj tek mbyllja e bastoreve dhe kazinove, ndërsa funksionet dhe ndarja e ministrive nuk do të jenë në fokusin primar të Forumit Shqiptar.
Pra, realizimi i programit dhe Qeveria e pastër nga kuadrot që kanë keqpërdor pozitën publike në detyrat e mëparshëm janë prioritete, dhe pastaj mund të bisedojmë nga e cila pozitë e përgjegjësisë në Qeveri mund të jepet kontribut. Nuk do të vrapoj pas asnjë funksionit, në çdo aspekt dhe kuptim jam njeri i plotësuar, dhe misioni im në politikë është vetëm zhvillimi përmes realizimit të programit!
NGJ
