Ish kryebashkiaku i Shkodres Bardh Spahia ka shprehur ngushellimet e tij per ndarjen nga jeta te Gjelosh Rushaj si pasoje e nje aksidenti ne rrugen e Dukagjinit.
Statusi i plote:
I trishtë lajmi i këtij mëngjesi që Gjelosh Rushaj nuk jeton më. Aksidenti i pak ditëve më parë rezultoi tragjik, duke lënë pas dhimbje të madhe tek të gjithë ne për ikjen parakohe të një familjari, miku e bashkëpunëtori të mirë. Ju bashkua vëllait dhe nipit që një vit më parë humbën jetën tragjikisht në një tjetër aksident.
Të qoftë dheu i lehtë Gjelosh Rushaj dhe Zoti e forcoftë familjen Rushaj për këtë humbje të madhe!
Edhe sa jetë të tjera duhet të marrë rruga e Dukagjinit që shteti të kujtohet për të? Fatkeqësisht në kilometrat e saj sot gjenden veç lapidare që na kujtojnë fatin tragjik të jetëve të pafajshme të banorëve dhe turistëve të saj!